×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk ndalen lajmet e hidhura: Edhe dy të vdekur nga Coronavirusi në Kosovë, një nga Kamenica tjetri nga Gjakova

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 14:08

    Është raportuar edhe për dy të vdekur nga Coronavirusi në Kosovë. 


    Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se ka vdekur një 64-vjeçar nga ky qytet i infektuar me koronavirus, shkruan Reporteri.

    Kastrati ka bërë me dije se kjo është vdekja e parë nga COVID-19 në këtë komunë.

    “Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë një qytetar i yni 64 vjeç, i identifikuar me #COVID19. I ndjeri është nga komuniteti serb dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e miqve”, ka shkruar Kastrati.

    Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maska, distancën dhe të dezinfektojnë duart vazhdimisht.

    Po ashtu kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini njoftoi edhe për dy të vdekur nga komuna e Gjakovës, njëri prej të cilëve është polici Ilir Gjokaj i cili ndërroi jetë mbrëmë. Po ashtu nga kjo komunë raportohet se ka vdekur edhe afaristi i suksesshëm Avdi Avdija.

    Njoftimi i plotë i Gjinit:

    Jemi thellësisht të pikëlluar me lajmin për humbjen e jetës së dy bashkëqytetarëve tanë ditën e djeshme.
    Pandemia Covid-19 po vazhdon të jetë e pamëshirshme, duke larguar herët nga ne policin shembullor Ilir Gjokaj dhe afaristin e suksesshëm Avdi Avdija, dy qytetarë të dalluar dhe kontributdhënës të palodhur për shoqërinë tonë.
    Humbja e tyre, përveç dhembjes, është edhe një rikujtim për të gjithë ne, se ky virus tashmë po na kërcënon të gjithve pa asnjë përjashtim.
    Duke shprehur ngushllimet më të sinqerta për familjet Gjokaj e Avdija, per miqtë e bashkëpunëtorët e dy të ndjerëve, lusim të gjithë qytetarët që të shtojnë maksimalisht kujdesin dhe të respektojnë gjatë tërë kohës masat e kërkuara nga profesionistët shëndetësor.
    Të mos harrojmë se jeta jonë, jeta e secilit qytetar të komunës së Gjakovës, në këto momente është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.
    Lutemi që humbja e Ilirit dhe Avdiut të jenë humbjet tona të fundit.
    Nderim i përjetshëm për Ilir Gjokajn e Avdi Avdiun!

    Gjatë ditës së sotme, u raportua edhe për tre të vdekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!