Policia e Kosovës, dje ka arrestuar një person pasi nuk i ka përfillur urdhrat e tyre, përcjell Reporteri.net.
“Qendra e Re Tregtare, Gllogoc. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policor dhe të njëjtit i ka penguar në kryerjen e detyrës. Gjatë kontrollit te i dyshuari (në rroba) i është gjetur dhe konfiskuar një sëpatë”, njofton policia përmes raportit 24-orësh.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit dhe punëtorit të QPS-së, është dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.