×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk përfshihet pushimi i lehonisë në Projektligjin e Punë

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 8:06

    Në Projektligjin e Punës, nuk është përfshirë edhe pushimi i lehonisë. Ky Projektligj nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme në seancën e së hënës.


    Lehonat, sipas ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, do të përfshihen në një ligj të veçantë, i cili ende nuk është gati për t’u shqyrtuar në Kuvend.

    Por, ai premtoi se së shpejti edhe ky ligj do të sillet në Kuvend.

    E, Projektligji për Punë, pas shumë diskutimesh nga deputetët në Kuvendin e Kosovës, nuk u votua në mungesë të kuorumit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!