×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk po i pritet deri në zgjedhje, Arban Abrashi e bën veten “kryetar të Prishtinës”

    Reporteri
    10 Janar 2021 | 11:28

    Ministri në detyrë i Infrastrukturës nga LDK-ja, Arban Abrashi tani që i ka mbetur edhe pak kohë në pozitën e ministrit, po synon të bëhet kryetar i Prishtinës.


    Abrashi i ka hequr plotësisht dilemat nëse ai do të jetë kandidat i LDK-së për të parin e Prishtinës.

    Ministri në detyrë ka rifreskuar të dhënat në faqen e tij në Facebook, ku tek të dhënat ka shkruar edhe: “Kryetar i ardhshëm i Prishtinës”.

    Zgjedhjet e reja lokale pritet të mbahen në vjeshtën e vitit 2021.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!