×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk pranoi ndarjen nga e dashura, kosovari në Suedi gati ia masakron babain me shpatë

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 13:50

    Një krim ku është i përfshirë një kosovar raportohet të ketë ndodhur në Suedi.


    Një i ri nga Kosova i indinjuar nga ndarja me të dashurën, nuk ka mundur ta pranojë këtë fakt dhe e kërcënoi se do t’ia vrasë babanë “si një qen”.

    Pasi ish-e dashura shkoi në apartamentin e tyre të përbashkët për të marrë sendet e saj, kosovari sulmoi babain dhe të afërmit të saj që e çuan atë.

    Mediat suedeze shkruajnë  se ai është dënuar për këtë krim, por mund të mbetet në Suedi sepse prokurori nuk kërkoi kurrë deportimin.

    Ngjarja kishte ndodhur në nëntor të vitit të kaluar kur e dashura shkoi me të afërmit në shtëpinë e kosovarit në Håsten në Varberg. Të afërmit kishin shkuar me të sepse gruaja kishte frikë nga ish i dashuri i saj 27-vjeçar pas asaj që përshkruhet si një marrëdhënie jo e shëndetshme.

    Babai dhe të afërmit e gruas po prisnin në një makinë jashtë ndërtesës së banesës ndërsa ajo merrte gjërat e saj. Por krejt papritur, ish i dashuri Patrick Gjoshaj  me prejardhje nga Kosova i cili emigroi në Suedi në 2011, u paraqit në makinën e të afërmve.

    Ai ishte armatosur me një hanxhar të madh dhe u përpoq të hapte derën e makinës ku babai i të dashurës ishte tmerruar.

    Kjo pasi Patrick vetëm tre ditë më parë e kishte paralajmëruar të dashurën e tij se babai i saj do të vdiste nëse ajo merr vendim për ta lënë.

    Në marrjen në pyetje të policisë, të afërmit dëshmojnë se si Patrick u përpoq të hapte derën dhe kishte një “buzëqeshje psikopatike”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!