Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po vazhdon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kur janë numëruar 67.44 për qind të votave nga përfaqësitë diplomatike del se nga Koalicioni për Kosovën Fituese, koalicion ky ndërmjet AAK-së, NISMA’s, Konservatorëve dhe Intelektualët del se kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj ka marrë 79 vota, duke u renditur i pari, ndërsa Fatmir Limaj ka arritur 51 vota.
Daut Haradinaj ka siguruar 37 vota, i ndjekur nga Ardian Gjini me 36 vota, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Time Kadrijaj ka marrë 32 vota, ndërsa Bekë Berisha ka siguruar 26 vota.
Besnik Tahiri ka marrë 25 vota, dhe Vesel Krasniqi ka marrë 23 vota.
Lahi Brahimaj ka marrë 18 vota, ndërsa Rasim Selmanaj ka siguruar 17 vota.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.