5,368 vota është diferenca mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas KQZ-së e cila ka publikuar 95,41% të rezultateve preliminare.
LVV vazhdon të jetë në kryesim më 25,77%, me një diferencë të ngushtë larg LDK-së e cila rezulton të jetë 25,07%, shkruan Reporteri.net.
PDK, e treta, më 21,22, pasuar nga koalicioni AAK-PSD më 11,61%.
NISMA-AKR tashmë duket se nuk kanë gjasa të kalojnë pragun, pasi përqindja e tyre vec cka është duke rënë. Aktualisht, ky koalicion llogaritet të ketë marrë vetëm 4,93% të votave.
Sipas të dhënave, KQZ deri tash ka proceduar online rezultatet e numërimit të 762 mijë e 862 fletëvotimeve të vlefshme. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.