×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet e 9 shkurtit

    Numërohen mbi 66% e votave me postë: VV e para me 52.72%, LDK e dyta me 29.80%, PDK e treta me 7.98%

    Reporteri
    03 Mars 2025 | 7:23

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

    Në orët e para të së hënës (00:54), janë numëruar 124 nga gjithsej 187 kuti të votimit (66.31%) që i përkasin votuesve nga komuna të ndryshme.

    Vetëvendosje dhe LDK kanë një rritje krahasauar me përditësimin e fundit që ishte bërë dje në ora 15:34, kurse kanë rënie PDK dhe koalicioni AAK-NISMA, shkruan Reporteri.net.

    Vetëvendosje renditet e para dhe me 52.72% dhe ka shënuar rritje në përditësimin e ri, pasi në përditësimin e djeshëm kishte 51.34 për qind.

    Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 29.80% dhe poashtu ka rritje, pasi në përditësimin e djeshëm kishte 29.74%.

    Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 7.98% dhe ka rënie krasuar përditësimin e djeshëm që kishte 8.12%.

    AAK-NISMA ka pësuar rënie pasi nga 4.15 sa ishte dje, në përditësimin e ri ka 3.32%.

    Përditësimi i ri i bërë në mbrëmë pas mesante në ora 00:54.

    Përditësimi që ishte bërë të shtunën në ora 15:34:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!