×
  • Lajme
  • Lajme

    Numri i të infektuarve po rritet, Policia gjen të hapura shumë kafene në Kosovë

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 11:33

    Tek në fazën e tretë, që nis nga 2 qershori është paraparë hapja e restoranteve dhe kafeneve në Kosovë. Mirëpo, me lehtësimin e disa masave, kosovarët kanë filluar mlehtësisht të shkelin masat tjera dhe të hapin bizneset e tyre të sektorit të gastronomisë.


    Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar tre persona në Prishtinë, pasi që ata kishin hapur restorantet e tyre.

    Policia ka njoftuar se dy rastet ishin në rrugën Ali Vitia, kurse një rast të rruga B.

    Që të tre pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit janë liruar, shkruan Reporteri.

    Një rast i tillë është regjistruar edhe në Vushtrri, konkretisht në fshatin Stanofc i Ulët. Aty policia ka arrestuar një grua e cila brenda lokalit po shërbente pije.

    E dyshuara nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, ndaj të cilës është iniciuar lënda e rastit dhe e njëjta pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

    Dy raste të tjera të veprimeve  në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar në Skenderaj.

    Në rrugën rrugën “Ali Gashi” në këtë komunë policia ka bërë të ditur se gjatë patrullimit ka vërejtur se një kafiteri ishte e hapur në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Kujtojmë se nga 4 maji si pasojë e rënies së rasteve me koronavirus në Kosovë janë lehtësuar disa masa, ku qytetarëve iu është zgjatur orari i lëvizjes. Këtë javë kurba aktive e infeksioneve është rritur sërish, derisa numri i të shëruarve është ulur. /Reporteri

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!