Nuredin Lushtaku: Bekim Jashari po e thotë të vërtetën për Sami Lushtakun, ka blerë tokë gjatë luftës me para të popullit

Nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka thënë se deklarimet e Bekim Jasharit për Sami Lushtakun janë të vërteta.


Nuredini ka thënë se është e vërtetë që Sami Lushtaku ka blerë tokë gjatë luftës me para të popullit.

“Unë nuk shoh si akuza të kryetarit i shoh si të vërteta gjëra që kanë ndodh dhe e ka thënë të vërtetën”.

“Kontributin e Samiut në luftë nuk mundet me ja mohu askush, por edhe defektet nuk mund të ja mbulon. Samia është e vërtetë që në luftë ka ble në tokë, e ka ble pas ofensivës së shtatorit”.

“5-6 jave pas ofensivës ku Drenica ka qenë në mjerim, që nuk kanë pas njerëzia, as strehim, as ushqim edhe nuk e di qysh ka mujt me i shku mendja dikujt me ble tokë”, ka thënë Nuredin Lushtaku në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se ajo tokë është blerë nga Musë Lushtaku, ndërsa ka thënë se paratë për atë tokë nuk kanë qenë të Samisë e as të familjes, pasi që kanë qenë diku rreth 50 mijë marka.

“E ka ble tokën prej një kushërive të vet dhe timin, Musë Lushtakut i cili ka shkuar në Sarajevë në atë kohë, i cili paslufte u kthy. Gjatë mandatit të Samisë ka qenë drejtor i Bujqësisë. Ajo tokë nuk u ble me para të Samiut, e familjes, me 50 mijë markë, e ka pranu edhe vet që e ka ble tokën, ka dëshmitarë që janë kanë ulur me një takim në odën e Jasharajve, kur janë kanë prezent Fadil Kodra, Zenun Kodra, Sulejman Selimi, Jetullah Geci, Sahit Jashari, diku 20 persona krejt e din këtë punë. Ato para kanë qenë të luftës, nuk kanë qenë të Samisë. Njerëzit kanë shitur pasuri të tyre për të përkrahur luftën, ku Samia ka qenë komandant zone, por ky i ka shfrytëzu ato pare që janë bërë me gjak. Unë nuk e di si ndihet ai njeri”, ka deklaruar Nuredin Lushtaku.

Ai ka thënë se Samiu ka marrë para edhe paslufte nga Ramiz Lladrovci, kryetar aktual i Drenasit.

“Përveç këtyre parave, ja ka përmend edhe ai avokati 1 milion e gjysmë (avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj), edhe në përfundim të luftës i ka marrë 1 milion franga prej Ramiz Lladrovcit, ai e di ku i ka lanë, nuk i ka shpenzu për zonën, por për interesa të veta”, ka thënë Nuredin Lushtaku. /Reporteri.net/.