×
  • Lajme
  • Lajme

    Nurellari akuzon ministrin Vitia: Gënjeu se erdhën 7 mijë teste, po i konsideron kope devesh qytetarët

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 11:25

    Analisti Ardi Nurellari, ka akuzuar ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia, se ka gënjyer se në Kosovë kanë arritur 7 mijë teste për koronavirusin.


    Nurellari ka thënë se nuk ka parë ndonjëherë që në ministër në kohë krize të gënjej kaq shumë popullin e vet, sidomos kur tha se në Kosovë kishin arritur 7 mijë teste për koronaivursin.

    Ai ka publikuar një postim të datës 28 mars të ministrit Vitia, i cili njoftonte se në Kosovë kanë arritur 7 mijë teste për koronavirus. Ndërkohë, ditë më parë IKSHP-ja njoftoi se Kosova ka vetëm edhe 600 teste.

    Ky është postimi i plotë:

    Ministri i shkarkuar i shëndetësisë e konsideron kope devesh popullin e Kosovës që e mashtron kaq haptazi. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një ministër në Kosovë të gënjejë kaq shumë për të disatën herë për një çështje kaq delikate si shëndeti i gjithë popullsisë.

    Para 20 ditēsh ka thënë se kishin mbërritur 7000 teste ndërkohë që dje është raportuar se kanë mbetur vetëm 600 e deri tani janë bërë 3720 vetë. Pra kjo 7 mijësha e shumëpërmendur nuk ka mbërritur kurrë sepse ka qenë rrenë e pastër.

    https://www.facebook.com/arben.vitia.3/posts/3314055841957449

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!