Sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi e ka komentuar tërheqjen e Qeverisë Kurti për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.
Nushi ka thënë se Kurti është mashtrues.
Sipas tij sapo erdhi në pushtet ndryshoi, ua pagoi rrymën serbëve në Veri, vuri ministra me aktakuza, i mbushi bordet me militant e familjarë.
“Kur e dijke se kanë me shkarku bëri veprime populiste, e vendosi reciprocitetin, kur e ka 52 për qind krejt fuqinë popullore nuk guxon me vendosë reciprocitetin. Nuk guxon mashtrues”, tha Nushi në Politiko të Kanal 10, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se Kurti 1 e ka vendosur reciprocitetin pa bërë ndonjë analizë kurse tash po arsyetohen se duan të bëjnë analizë.
Nushi ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar tani në raport me Serbinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.