×
  • Lajme
  • Lajme

    Nushi i PSD-së nxjerr një postim të Gjinovcit: Protestuesi i pushtetit që i thurr lavde një seksisti

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 13:53

    Nol Nushi nga PSD-ja ia ka kujtuar analistit Rron Gjinovci një postim, në të cilit ky i fundit e mbështeste avokatin Tomë Gashi, i cili njihet për gjuhë të papërshtatshme e fyese.


    Nushi ka shkruar se “kështu duket një protestues i pushtetit”, pasi Gjinovci ftoi qytetarët që të dalin në protestë kundër deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati i cili përdori gjuhë fyese ndaj presidentes Vjosa Osmani.

    “Qe qysh doket nje protestues i pushtetit: Reagon ndaj gjuhes se deputetit opozitar. Thurr lavde ndaj nje seksisti, racisti e matrapazi te pushtetit”, ka shkurar Nushi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!