×
  • Lajme
  • Lajme

    Nusja nga Podujeva e rrah dhe e bën për spital vjehrrën e saj

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 8:52

    Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Podujevë, meqenëse e ka rrahur vjehrrën e saj, duke e bërë për spital.


    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

    “Podujevë 02.04.2021 – 11:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!