×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Nxehtë e me diell sot, temperaturat deri në 28 gradë

    Reporteri
    04 Qershor 2024 | 7:21

    Mot stabil e kryesisht me diell po parashihet ditën e martë. Përreth zonave malore mund të ketë zhvillime të vransirave të pakta lokale, por se nuk priten mundësi për të reshura. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 13C, e ato maksimale shkojnë gjatë ditës deri në 26C e 28C.

    Mbetet mot i ngrohtë edhe ditën e mërkurë, me më shumë intervale me diell. Orëve të pasdites më vonë në pjesë të vendit mund të ketë zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave.

    Nga dita e enjtë po parashihet mot stabil, kryesisht me diell dhe më i nxehtë, që duke shkuar në fundjavë, temperaturat mund të arrinë vlera edhe prej 32C, njofton Prishtina Weather.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!