Policia e Kosovës kanë arrestuar sot tre persona lidhur me vjedhjen e ditarëve të shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina” në Bresje të Fushë Kosovës.
Rasti është denoncuar në polici më datë 22.03.2021 nga ana e zyrtarëve të shkollës ku sipas tyre ishin vjedhur dhjetë ditarë.
Policia menjëherë pas denoncimit kishte nisur një hetim për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarve.
Progresi i hetimit të rastit ka rezultuar sot me identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë të implikuar në rastin në fjalë si dhe lokalizimin e vendndodhjes dhe gjetjen e ditarëve të vjedhur.
Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.