×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxirren të gjithë trupat nga vendi i krimit, dërgohen në Prishtinë

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 18:46

    Trupat e pesë anëtarëve të familjes Bllaca janë nxjerrë nga shtëpia e tyre ku edhe ka ndodhur vrasja e pesëfishtë.


    Ata do të dërgohen për në obduksion në Prishtinë, pas të cilës procedurë trupat do t’ju dorëzohen familjes për varrim, shkruan Reporteri.net.

    Policia dhe Prokuroria, ndërkohë, kanë thënë se dyshimet janë se gruaja që ishte zyrtare policore ka shtënë mbi katër persona e pastaj edhe në veten.

    Mirëpo, fqinjët e familjes Bllaca nuk e kanë hedhur poshtë edhe ndonjë skenar tjetër, pasi thanë për Reporterin se vëllau i madh kishte probleme mendore.

    “Ky vllau i madh, Blerimi koheve te fundit nuk paska qene mire me gjendjen psikologjike. Muajve te fundit fare nuk ka dale jashte oborrit te tij”, thotë komshiu që është rritur me një prej viktimave.

    Ndërkaq, edhe për zyrtaren policore me armën e të cilës u krye krimi makabër, fqinjët thonë se nuk kishte gjende të mirë mendore.

    Sidoqoftë, në këtë tragjedi të rëndë ka mbetur i vrarë Zeqir Bllaca, 70 vjeçar, Hanife Bllaca 66 vjeçare, Blerim Bllaca 43 vjeçar, Fisnik Bllaca 34 vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca, 45 vjeçare./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!