×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda Ekonomike e Kosovës nuk shkon në Beograd për vaksinim, Rukiqi: E refuzuam ftesën për arsye parimore

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 16:22

    Oda Ekonomike e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Odës Ekonomike të Serbisë për vaksinimin e 10 mijë ndërmarrës në Ballkanin Perëndimor me vaksinën AstraZeneca, përfshirë edhe atyre nga Kosova.


    Kështu ka ditur kryetari i OEK, Berat Rukiqi, përmes një shkrimi në Facebook.

    Ai ka thënë se ky rast është një alarm shtesë për të gjithë që të angazhohemi në sigurimin e vaksinës.

    Shkrimi i Rukiqit pa ndërhyrje:

    Sot Oda Ekonomike e Serbiae, ka bere nje thirrje per vaksinimin e ndermarresve nga i gjithe rajoni i Ballkanit Perendimor, ne Beograd, pasi qe i kane siguruar 10000 vaksina nga AstraZenecca

    Si Ode Ekonomike e Kosoves, kemi refuzuar kete thirrje per arsye parimore.

    Ky rast dhe progresi qe kane vendet e rajonit me vaksinimin, jane edhe nje alarm shtese per te gjithe, qe te angazhohemi fuqishem ne sigurimin e vaksines. Bizneset tona jane te gatshme te perkrahin institucionet e vendit, ne kete proces dhe ne proces tjera qe na ndihmojne t’i japim fund krizes shendetsore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!