×
  • Lajme
  • Lajme

    Oficeri korrektues kapet me drogë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

    Reporteri
    28 Maj 2021 | 10:18

    Një officer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë është kapur me lëndë narkotike, derisa po tentonte të hynte në qendër.


    Ai është suspenduar nga puna dhe ndaj tij është iniciuar procedurë e brendshme disiplinore.

    Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një komunikate drejtuar mediave.

    “Në vazhdën e luftimit të dukurive negative brenda institucioneve korrektuese, mbrëmë rreth orës 19:00, në kohën e pranim dorëzimit të detyrës (ndërrimit të natës), gjatë kontrollit, bastisjes së stafit nga ana e oficerëve të sigurimit, në hyrjen kryesore porta zero është parandaluar futja e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit Prishtinë. Gjatë kontrollit, në trupin e oficerit korrektues, V. Q është gjetur lëndë e dyshuar narkotike”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Në vazhdën e luftimit të dukurive negative brenda institucioneve korrektuese, mbrëmë rreth orës 19:00, në kohën e pranim dorëzimit të detyrës (ndërrimit të natës), gjatë kontrollit, bastisjes së stafit nga ana e oficerëve të sigurimit, në hyrjen kryesore porta zero është parandaluar futja e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit Prishtinë. Gjatë kontrollit, në trupin e oficerit korrektues, V. Q është gjetur lëndë e dyshuar narkotike

    Lidhur me rastin, janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë konfiskuar lëndën e dyshuar narkotike, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin e Policisë për procedim të mëtutjeshëm.

    Ndaj zyrtarit korrektues të dyshuar është ndërmarrë masa e suspendimit nga vendi i punës dhe menjëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese nga dukuritë dhe veprimet e tilla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!