×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni ‘Call Center’: Policia konfiskon rreth 1.7 milionë euro, 9 vetura dhe ngrinë afër 700 mijë euro nëpër banka

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 10:00

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontroll në disa lokacione në lidhje me mashtrime me “Call Center”.


    Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme.

    “Në total (nga dita e operimit deri më sot) janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar si prova materiale: 9 vetura të ndryshme, 1.690.050.00 € kesh para, dhe 697.471.87 € janë ngrirë nëpër banka”, thuhet në raport.

    Policia thotë se ky rast është duke u hetuar.

    Ky rast njihet si rasti i mashtrimeve me ‘Call center’, ku nga një bashkëpunim i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Gjermanisë, kanë arritur që të kapin personat e dyshuar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!