Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, kanë dalë në një konferencë për media për të treguar rreth aksionit të sotëm policor, i cili rezultoi me shtatë persona të arrestuar.
Në konferencë i pari foli Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, i cili tha se bastisjet janë zhvilluar në disa lokacione të vendit.
“Kemi aplikuar masa të fshehta të hetimit për disa persona konkretë, masat kanë nisur nga muaji nëntor i vitit 2020…Pas përfundimit të zgjerimit të hetimeve, dje kemi bë kërkesë në Gjykatën Themelore në Feriza për të na lëshuar urdhëresë për bastisjen e disa lokacioneve. Njësia Rajonale e Hetimeve kanë aplikuar këtë operacion të quajtur “Stuhia”, në Ferizaj, Gjilan, Prishtinë, Lipjan, Shtërpcë, dhe ka arrestuar disa persona për kontrabandim me armë. Bëhet fjalë për 7 persona të arrestuar”, tha Jashari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.