×
  • Lajme
  • Lajme

    Operohet Thaçi, zyra e tij thotë se operacioni ka kaluar me sukses

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 17:38

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalikor Kliniko-Universitar të Kosovës, ka njoftuar presidenca.


    Në njoftim theksohet se personali mjekësor ka bërë të ditur se operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional.

    “Pas përfundimit të këtij intervenimi, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!