×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita flet për dialogun me Serbinë, tregojnë nëse do t’i bashkohen Kurtit e Osmanit në këtë proces

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 14:30

    Dialogu me Serbinë pritet të jetë ndër temat më të nxehta të cilat pritet të përballet qeveria e re.


    Kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani pasi u zgjedhën në krye të shtetit nuk është se kanë folur aq shumë për këtë temë.

    Kurti para se të zgjidhej në pozitën e kryeministrit, ndërsa ka folur për dialogun me Serbinë, disa herë ka pohuar se nuk e ka prioritet kryesorë këtë çështje, duke thënë se për të është veçse prioritet i katërt, por që Bashkimi Evropian ia bëri të qartë se dialogu është çështje kyçe.

    Kurse presidentja Vjosa Osmani pas takimit që zhvilloi ditë më parë me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett premtoi se do të angazhohet në plotni që të krijojë një platform të mirëfilltë të dialogut me gjithë spektrin politik, duke cekur që në këtë drejtim theks të veçantë do t’i jap konsultimeve me opozitën si dhe përfshirjen e tyre aktive në çështje të interesit të veçantë për vendin.

    Ndërsa ende nuk ka një datë se kur mund të fillojë dialogu me Serbinë, opozita po këmbëngulë që kryeministri Kurti duhet ta bëjë të qartë se cili është qëndirmi i tij për këtë proces të ndjeshëm.

    Ndërsa LDK-ja e ka lënë të hapur mundësinë që t’i bashkohet dialogut me Serbinë edhe pse janë opozitë, PDK në anën tjetër thotë se duhet të presin si do të veprojë qeveria.

    Besa Gaxherri, anëtare e Kryesisë së LDK-së ka thënë se mbetet të shihet se si do të fillojë procesi i dialogut nga përfaqësuesit e opozitës dhe çfarë sjellje do të ketë.

    Ajo ka thënë se qëndrimi i LDK-së për dialogun me Serbinë është i njohur, por ka kërkuar nga qeveria ta artikuloi dhe kristalizoi qëndrimin karshi bisedimeve me Serbinë sa më shpejt.

    “Nëse do të jetë qëndrimi i njëjtë me LDK-në, natyrisht për tema nacionale nuk do të jemi si VV me i ik temave nacionale, por do të jemi aty vigjilent shumë, sidomos për deklarimet e z, Kurti në raport me dialugon, do të jemi shumë aktiv”, ka deklaruar Gaxherri mbrëmë në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Nëse do të jenë apo jo pjesë e dialogut me Serbinë sot është pyetur edhe partia tjetër opozitare, Partia Demokratike e Kosovës.

    Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, sot në një konferencë për media, ka deklaruar se qeveria duhet t’i kryejë punët e saj edhe sa i përket dialogut me Serbinë.

    “Secili instituciin i ka përgjegjësitë e veta, qeveria i ka përgjegjësistë e veta edhe me ligj edhe Kushtetutë, edhe presidntja i ka përgjegjësitë e veta bazuar në Kushtetutë dhe ligj, dhe opozita i ka përgjegjësitë si opozitë. Secila duhet t’i kryejë punët e veta, por përgjegjësia është barrë e qeverisë dhe presidencës. Nuk mund të flasim për situata hipotetike, çka do të veproj qeveria, presidnca, cila është platfomra e tyre, mbi bazën e cilave dokumente, cilat tema dhe më pas mund të flasim për këtë temë”, ka deklaruar Hamza, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe, ditë më pare Ivica Daçiq, kryetar i Kuvendit të Serbisë, ditë më pare deklaroi se rifillimi i bisedimeve nuk varet nga Albin Kurti e Vjosa Osmani. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!