Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar që punimet e seancës së sotme të ndërpriten pasi shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare do të mbajnë konferencë për media para zyreve të RTK-së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
E gjitha kjo ndodhi për shkak se Radio Televizioni i Kosovës nuk transmetoi për rreth një orë seancën e opozitës, duke shfaqur kështu një konferencë të Kryeministrit Albin Kurti për të mbijetuarit e dhunës seksuale.
“Ne do ta ndërprejmë seancën për një arsye të vetme, që para RTK-së ta mbajmë një konferencë dhe t’i adresojmë çështjet që na brengosin. Sjellja e RTK-së karshi opozitës është patolerueshme. Bllokim8i i fjalës, tentimi për ta shmang nga vëmendje e qytetarit është i papranueshëm. Do të shkojmë para objektit të RTK-së për një konferencë për shtyp”, tha Tahiri.
“Vazhdojmë në një moment tjetër”, shtoi Tahiri.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.