×
  • Lajme
  • Lajme

    Ora dhe vendi ku do të votojnë Kurti, Hoxhaj, Hoti e Haradinaj

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 7:43

    Partitë politike tashmë kanë publikuar oraret se kur do të votojnë kandidatët për kryeministër.


    Në ora 09:00 do të votojë kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ndërsa gjysmë ore më vonë voton kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti.

    Në ora 09:30 voton kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti.

    Në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë ndërkaq në të njejtën orë voton edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    U.d e presidentit, Vjosa Osmani voton në ora 10:00.

    Lista:

    09:00

    Kryetari i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj, voton në Fakultetin e Filologjisë. (Objekti i Fakultetit të Filologjisë)

    09:30

    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, me bashkëshorten Serveten, votojnë në Fakultetin e Filologjisë. (Objekti i Fakultetit të Filologjisë)

    09:30

    Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidat i këtij subjekti për kryeministër, Albin Kurti, voton në Fakultetin Ekonomik. (Fakulteti Ekonomik, Prishtinë)

    09:30

    Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, voton në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”. (Shkolla “Ali Sokoli”, Prishtinë)

    10:00

    U.D. e presidentes, Vjosa Osmani, voton në Qendrën e Votimit në Fakultetin Teknik. (Fakulteti Teknik, Prishtinë)

    10:30

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me bashkëshorten Qefseren votojnë në shkollën “Emin Duraku”. (Shkolla “Emin Duraku”, Prishtinë)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!