×
  • Lajme
  • Lajme / Ambasadori i BE'së

    Orav për takimin me “Kryeministrin në largim”: Duhet qeveri funksionale për përparim në integrimet evropiane

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 20:46

    Shefi i zyrës së BE-së, Aivo Orav, ka shkruar për takimin e ambasadorëve të Quint-it me “kryeministrin në largim”, Albin Kurtin.

    Orav ka thënë se një qeveri e qëndrueshme dhe funksionale është thelbësore për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, teksa ka shtuar se “status quo” aktuale s’i sjell dobi askujt, shkruan Reporteri.net.

    “Sot, Ambasadorët e QUINT-it u takuan me Kryeministrin në largim Kurti. Një qeveri e qëndrueshme dhe funksionale është thelbësore për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Bllokada aktuale nuk i sjell dobi askujt”, ka shkruar Orav.

    Ndryshe, ambasadorë të vendeve të QUINT-it kanë dhënë deklarata krejt të ndryshme me Qeverinë e Kosovës për takimin e sotëm ndërmjet tyre dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

    Përderisa në njoftimin e ZKM-së pu tha se temë qendrore e takimit ka qenë procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ambasadorët deklaruan se në takim u fol për nevojën e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

    Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves përmes një deklarate në Facebook, tha se e ka inkurajuar Kurtin për formimin e qeverisë së re.

    Edhe Ambasada e Italisë në Kosovë njoftoi se në takim është theksuar nevoja për formimin sa më të shpejt të një qeverie të re, që Kosova të ecë përpara në rrugën euroatlanatike.

    Reporteri.net nga vendi i ngjarjes solli pamje teksa ambasadorët e QUNIT-it po dilnin nga takimi. Ata u panë tek bisedonin me njeri-tjetrin, për disa minuta, në oborrin e Qeverisë së Kosovës, për tu larguar më pas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!