×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i tij në "X"

    Orav telefonatë me Hovenier, flasin për situatën politike në Kosovë

    Reporteri
    17 Shtator 2024 | 10:40

    Shefi i ri i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar një telefonatë me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    Përmes një postimi në platformën “X”, Orav ka njoftuar se me Hovenier kanë diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë, përfshirë edhe fushën e sigurisë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Një telefonatë shumë e dobishme me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Diskutuam për situatën aktuale politike dhe të sigurisë dhe ramë dakord të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë”, ka shkruar Orav në “X”.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!