Organizata për mbrojtën e të drejtave të grave “QIKA” ka njoftuar se në oborrin e Klan Kosovës është hedhur tym, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kjo revoltë e tyre vjen si pasojë e futjes së ish-burrit të Drenusha Latifit në Big Brother, Atilla Kardesh, i akuzuar nga vetë ajo për dhunë ndaj saj.
Në fotografinë e publikuar nga “QIKA” shihet situata e krijuar tashmë tek objekti ku edhe ndodhet “Big Brother VIP”.
Një reagim të menjëhershëm mbrëm gjatë transmetimit pati edhe nga organizata joqeveritare Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, të cilët vendosën mbishkrime në muret e shtëpisë së Big Brother VIP.
“Bojkotojeni Klanin”, “Dhunuesit jashtë”, “Klani dhunon gratë”, ishin shkrimet e vendosura në mure.
“Klani dhunon gratë”, feministët protestojnë me grafite në shtëpinë e Big Brother VIP
E gjithë historia u bë e njohur për publikun vitin e kaluar, kur Drenusha Latifi foli publikisht për gjithë historinë e saj, për dhunën fizike, sipas saj, që kishte pasur nga ish-burri, Atilla Kardesh, në Suedi.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.