Pas hyrjes së ish bashkëshortit të Drenusha Latifit në “Big Brother VIP Kosova”, Atilla Kardes, ka reaguar organizata joqeveritare “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Gjatë kohës sa po vazhdonte transmentimi, disa nga anetaret e kësaj organizate kanë shkuar tek shtëpia e Big Brother dhe kanë bërë mbishkrime.
“Klani dhunon gratë”, “Bojkotoni Klanin, “Dhunuesit jashtë”, janë mbishkrimet e vendosura në muret jashtë shtëpisë së Big Brother VIP.
Nga reagimet e aktivistëve të shoqerisë civile dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe atë drejtat gjinore, përballja dhe izolimi, i të dyshuarit për dhunë fizike ndaj gruas, me viktimën, në një spektakel televiziv po shihet si promovim i dhunës ndaj grave, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Drenusha Latifi e kishte akuzuar shpesh në emisione ish-bashkëshortin për dhunë në familje, e madje kishte publikuar edhe fotografi me shenja dhune në fytyrë që sipas saj ia kishte shkaktuar ai gjatë jetesës në Suedi, ndërsa ky i fundit edhe sonte nuk e pranoi një gjë të tillë. Madje me tu futur në shtëpi, nga produksioni si banor, ai hodhi kunja ndaj ish gruas, duke provuar ta paraqesë si një nënë jo të kujdesshme për fëmijët e saj.
/Reporteri.net/