Misioni i OSBE-së në Kosovë dënon vandalizmin e varrezave Ortodokse Serbe në fshatin Kishnicë të komunës së Graçanicës, në të cilën u dëmtuan shtatë gurë varresh nga persona të panjohur.
OSBE-ja thotë se incidentet si ky shkaktojnë shqetësime te komunitetet lokale dhe kërkojnë reagimin aktiv të institucioneve për të siguruar publikun dhe për të parandaluar rishfaqjen e rasteve të tilla.
“Misioni i bashkohet thirrjes së Policisë së Kosovës duke kërkuar nga kushdo që ka informacion për këtë incident që të dalë për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij rasti, dhe lavdëron policinë për reagimin duke dërguar njësitet rajonale hetimore dhe forenzike në varreza. Misioni do të mbështesë Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi dhe Komitetin Lokal për Siguri Publike në trajtimin e këtij rasti dhe vlerësimin se si të mbrohen më mirë varrezat lokale”, thuhet në reagim.
Dëmtohen varrezat serbe në Kishnicë, Policia angazhon hetues të specializuar
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.