OSBE-ja ka mirëpritur vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shtyrje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri për në 23 prill të vitit të ardhshëm.
Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Michael Davenport tha se duhet të shfrytëzohet mundësia për t’i ulur tensionet e për t’u përqendruar në dialog.
“Mirëpres vendimin e presidentes Osmani dhe të liderëve të partive politike për të shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë komune dhe ato për asambletë komunale në veri të Kosovës. Të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të ulur tensionet dhe për t’u përqendruar në dialog”, ka thënë ai.
Vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve e kanë mirëpritur edhe vendet e QUINT-it dhe ambasadori i BE-së në Kosovë.
I welcome the decision of President Osmani and political party leaders to postpone municipal assembly and mayoral elections in northern municipalities. All should use this opportunity to reduce tensions and focus on dialogue @OSCEKosovo
— Michael Davenport (@DavenportOSCE) December 10, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.