×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani akuzon Agim Veliun dhe Avdullah Hotin për rënien e Qeverisë

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 20:45

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, që njëherësh është nënkryetare e LDK-së, e ka akuzuar rëndë kolegun e saj në parti, nënkryetarin e partisë, Agim Veliun për sjelljen karshi koalicionit. Madje sipas përshkrimit të saj, sjellja e tij dhe të tjerëve në LDK çuan në rrëzimin e Qeverisë.


    Ajo madje foli edhe për intervistat e Avdulalh Hotit për rrëzimin e Qeverisë, para se të ndodhte, për çka tha se i tensionuan raportet.

    Në emisionin Desku në KTV ka thënë se Veliu ani pse nuk e donte këtë Qeveri dëshironte të bëhej kryesori brenda saj.

    “Përkundër faktit që nuk kishin garuar në zgjedhjet e 6 tetorit, e kishte refuzuar kandidimin, dhe tani u bë zëri kryesor për koalicion.
    Por, kur u arrit një marrëveshje e tillë, ajo që i pengoi themelet është kundërshtimet e mëdha në negociata, dhe ata që ishin kundër për këtë koalicion, tani e donin rolin kryesor. Ai (Agim Veliu) e ka thënë shumë herë edhe brenda strukturave se kjo do të jetë e shkurtë. Nëse je kundër një qeverie, nëse e kundërshton partnerin në qeverisje pse duhet të jesh ti aty. Për mu është përtej imagjinatës njerëzore. Ndryshe është për deputetin. S’ka asnjë kuptim të jesh në qeveri dhe çdo natë të flasësh për rrëzimin e saj, e këtu e kam fjalën edhe për intervistat e zotit Hoti. Kjo ka nxitur tensione me pas”, tha ajo.

    Osmani, që edhe në këtë intervistë e përmendi shpesh presidentin Hashim Thaçi, kishte një pikë që nuk u pajtua me atë që e përkrahë që prej se është bërë koalicioni, kryeministrin Albin Kurti.

    “Mendoj se shkarkimi nuk do të duhej të bëhej në atë moment, por mendoj se nuk do të duhej të bëhej ministër në një qeveri që nuk beson”, deklaroi nënkryetarja e LDK-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!