Osmani bën homazhe tek shtatorja Zahir Pajaziti: Kujtojmë njeriun që është shndërruar në emblemë të lirisë

Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, presidentja Vjosa Osmani bëri homazhe tek shtatorja e komandantit, Zahir Pajaziti.


Presidentja Osmani tha se Zahir Pajazit është ndër komandantët që motivoi e inspiroi mijëra ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që t’i bashkohen luftës për liri.

“Edhe në këtë ditë të dëshmorëve të gjithë rajonit të Prishtinës erdhëm këtu për ta rikujtuar njeriun i cili është shndërruar në emblemë të lirisë.

Njeriun i cili po aq sa e ka pas të madhe veprën jetësore për së gjalli e ka pas të madh po ashtu motivin që e ka krijuar për të gjithë luftëtarët e lirisë edhe pas rënies së tij heroike.

Zahir Pajaziti është ndër komandantët më emblematikë që ka motivuar e inspiruar me mijëra e mijëra ushtarë të UÇK-së që t’i bashkohen luftës për liri, që ta bëjnë sakricën më sublime për atdhe dhe që të shndërrohen në bazamentin më të fuqishëm për ndërtimin e shtetit tonë të pavarur”, është shprehur Osmani.