×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Dialogu me Serbinë e ka vetëm një epilog, njohjen reciproke

    Reporteri
    17 Shkurt 2023 | 11:52

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në seancën solemne për nder të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka thënë se Kosova ka shënuar progres të madh në rrugëtimin e saj demokratik përgjatë këtyre viteve.

    Por presidentja, Osmani thotë se shteti ynë nuk mund të jetë imun karshi sfidave e kërcënimeve të të gjithë atyre që duan ta minojnë shtetësinë tonë.

    Osmani thotë se procesi i dialogut me Serbinë e ka një epilog, e ajo është njohja reciproke, ashtu siç e përmendi presidenti amerikan Joe Biden në letrën e tij të urimit.

    “Kosova nuk mund të jetë ishull i izoluar karshi sfidave e kërcënimeve. Sot e kësaj dite forca destruktive provojnë ta minojnë shtetësinë tonë. Në përballje me Serbinë, duhet dhe do të jemi një. Spektri politik i vendit do të jetë i bashkuar përballë të gjithë atyre që përpiqen ta minojnë shtetësinë tonë. Procesi i dialogut me Serbinë e ka një epilog që e konfirmoi edhe presidenti Biden në letrën e tij dërguar dje, e ajo është njohja reciproke”, tha Osmani në seancën e Kuvendit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!