×
  • Lajme
  • Lajme / Presidentja e Kosovës

    Osmani e uron presidentin e Egjiptit për mandatin e tij të tretë

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 23:04

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka përgëzuar të mërkurën Abdel Fattah El-Sisi për mandatin e tij të tretë si president i Egjiptit.

    Në urimin për homologun e saj, Osmani ka thënë se mezi pret që të punojnë bashkë për ta rritur bashkëpunimin midis vendeve.

    “Shpresoj që presidenca e tij të kontribuojë në prosperitetin e vazhdueshëm të qytetarëve të Egjiptit dhe mezi pres të punojmë së bashku për të rritur bashkëpunimin midis Kosovës dhe Egjiptit”, ka shkruar ajo në platformën X.

    Betimin si president për herë të tretë, El-Sisi e ka dhënë të martën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!