Pas marrjes së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani u është drejtuar qytetarëve të Kosovës. Ajo ka kërkuar që të ruhet uniteti dhe stabiliteti i shtetit në këtë kohë të vështirë.
Osmani tha se vendi po kalon në ditë vështira, por populli ynë ka kaluar edhe sfida më të mëdha.
Ajo ka thënë se duhet ta forcojmë qëndrueshmërinë e shtetit tonë.
“Shteti bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida, duke i tejkaluar ato dinjitetshëm. Ne jemi të vetëdijshëm se veprimet e Dhomave të Specializuara janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore të cilat Kosova i ka pranuar”, tha ajo.
“Proceset që vijnë pas nuk do ta dëmtojnë projektin tonë për liri i cili është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë dhe gjakun e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare”, u shpreh Osmani ndër të tjera.
Osmani ka kërkuar maturi nga qytetarët dhe liderët politikë duke thënë se kjo kohë kërkon lidership të fuqishëm dhe përgjigje të unifikuar shtetërore
“Unë dua të shprehë vlerësimin tim të gjithë atyre që kanë treguar përgjegjshmëri dhe besim në institucionet dhe i janë përgjigjur ftesave të Dhomave të Specializuara duke treguar kështu besim të palëkundur në drejtësi. Beteja për shtet ndërtim është beteja më e vështirë politike, prandaj urtia dhe mençuria janë tipare të traditës tonë. Kjo kohë kërkon lidership të fuqishëm dhe përgjigje të unifikuar shtetërore”, shtoi ajo.
Tutje, ajo ka përmendur krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe ka thënë se agresori dhe
“Dua t’ju lusë të qëndrojmë ngushtë me njëri-tjetrin”
“Do të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve dhe do të ruajë stabilitetin. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin eKosovës dhe miqtë e saj”.