×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani flet shpesh për kushtetutshmëri, por Gjykata kritikon Kuvendin e Kosovës se nuk i dha përgjigje e nuk mbështeti

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 20:13

    Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e konsideron vetën një ‘fanse’ të kushtetutshmërisë dhe flet shpesh si eksperte e saj. Por kur është në pyetje bashkëpunimi me Gjykatën Kushtetuese, nga pozita e Kryetares së Kuvendit, ajo nuk ka treguar vullnet, shkruan Reporteri.


    Të paktën kjo vërehet nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e PDK-së që të shpallë të pavlefshme vendimet e Ministrit Arben Vitia për kufizimin e lirisë së lëvizjes në këtë kohë pandemie.

    Derisa ka shpallë vendimet e ministrit Vitia si jo kushtetuese, Gjykata thekson se Kuvendi i Kosovës nuk është njoftuar nga Kuvendi i Kosovës në lidhje me aktgjykimin e parë të Gjykatës, e në të cilin shpalli jo kushtetues vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes. Gjykata kishte thënë në atë aktgjykim se i takon kuvendit të vendos.

    Por ky institucion nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Kuvendi. Gjykata thekson se është detyrim i institucioneve që ta mbështesin

    “Gjykata vë theks në faktin që përkundër kërkesës specifike drejtuar Kuvendit për të njoftuar Gjykatën “lidhur me të gjithë hapat që janë ndërmarrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pas publikimit të Aktgjykimit KO54/20 të 31 marsit 2020”, Gjykata nuk ka pranuar një përgjigje nga Kuvendi. Në këtë aspekt, Gjykata fillimisht potencon faktin që është detyrim ligjor i të gjitha organeve publike që “të mbështesin punën e Gjykatës Kushtetuese dhe të bashkëpunojnë me Gjykatën Kushtetuese sipas kërkesës së saj”. Për më tepër, Gjykata vë theks në faktin se bazuar në Aktgjykimin KO54/20, Kuvendi është detyruar që, qoftë përmes plotësim-ndryshimit të legjislacionit ekzistues të zbatueshëm ose përmes miratimit të ndonjë ligji të ri, të përcakton mekanizmat dhe autorizimet më të përshtatshme, në mënyrë që autoritetet përkatëse, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, respektivisht Qeverinë, të ndërmarrin masat e duhura dhe të nevojshme për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, në përputhshmëri me Kushtetutën dhe Aktgjykimin KO54/20. Në këtë kontekst, Gjykata gjithashtu vë theks në nenin 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, bazuar në të cilin vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në një shpjegim të Gjykatës Kushtetuese./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!