×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon këshilltari i Vjosa Osmanit: Gazetarët janë bartës të realitetit, grushtat drejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 13:08

    Këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka reaguar ndaj sulmit fizik në drejtim të gazetarit, Visar Duriqi, ku tha se sulmet ndaj gazetarëve janë cenim flagrant i lirisë së shprehjes.


    Ai po ashtu ka ftuar organet e rendit që sa më parë t’i identifikojnë autorët dhe të njëjtit të përballen me drejtësinë.

    Kupina u shpreh se gazetarët janë vetëm bartës të realitetit, ndaj grushtat kundrejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë që mëton të zhvillohet në një ambient demokratik.

    “Sulmet ndaj gazetarëve janë cenim flagrant i lirisë së shprehjes. Ky është edhe njëri nga ktiteret mbi të cilin janë ndërtuar themelet e shtetit të Kosovës. Sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është edhe sulm ndaj vlererave të cilat i kemi ndërtuar si shoqëri, në cilën secili mund të shprehet lirshëm, të veprojë dhe të mendojë ndryshe.

    Organet e rendit sa më parë duhet t’i identifikojnë autorët dhe të njëjtit duhet të përballen me drejtësinë. Në shoqëritë demokratike, secili e ka punën e vetë. Gazetarët janë vetëm bartës të realitetit, ndaj grushtat kundrejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë që mëton të zhvillohet në një ambient demokratik. Gazetarit Duriqi i urojmë shërim të shpejtë dhe kërkojmë që rasti të zbardhet sa më parë!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!