×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani i uron mirëseardhje kancelarit të ri gjerman Scholz, falënderon ish-kancelaren Merkel

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 20:51

    Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka falënderuar kancelaren Angela Merkel për lidershipin e saj pas përfundimit të mandatit në postin e kancelares.

    Osmani ka thënë se është fundi i një epoke për Gjermaninë, Kosovën e botën, tërheqja e Merkelit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Vërtet fundi i një epoke kur Kancelarja Merkel u tërhoq, për Gjermaninë, për Kosovën dhe botën. Miqësia dhe partneriteti mes Kosovës dhe Gjermanisë ka kaluar nga forca në forcë nën udhëheqjen e saj. Mirupafshim, fat dhe një falenderim të përzemërt nga njerëzit e Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.

    Presidentja Osmani, në të njëjtën kohë i ka uruar mirëseardhje kancelarit të ri gjerman Olaf Scholz.

    “Dhe urime të mëdha për kancelarin e ri të Gjermanisë, Olaf Scholz, teksa ai merr rolin e tij të ri në këtë kohë vendimtare. Mezi pres të punoj me ju dhe ministrin e Jashtëm për të forcuar më tej partneritetin tonë”, ka shkruar Osmani në Twitter. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!