×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita në Teksas

    Osmani ia dhuron flamurin e Kosovës kryetarit të qytetit Wylie, përurohet pllaka me emrin e Nënë Terezës

    Reporteri
    11 Maj 2024 | 22:38

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), është pritur në takim nga kryetari i qytetit Wylie, Mathew Porter.

    Ndërkaq në një ceremoni të mbajtur Collin County, Osmani para anëtarëve të Këshillit të Qytetit, nxënësve dhe mërgatës shqiptare ka mbajtur një fjalim për rëndësinë e raporteve të Kosovës më SHBA-të.

    “Kryetari Porter në shenjë miqësie ia ka dhuruar Presidentes Osmani flamurin e Teksasit, ndërkaq Presidentja ia ka dhuruar atij flamurin e Kosovës”, ka njoftuar Presidenca.

    Në këtë ceremoni është përuruar pllaka me emrin e Nënë Terezës, propozim të cilin e ka bërë këshilltari i qytetit me pre ardhje nga Peja, Gino Mulliqi.

    “Emrin e humanistes dhe shenjtores shqiptare do ta mbajë një nga rrugët në rajonin Collin County”, thuhet tutje në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!