×
  • Lajme
  • Lajme / Presidentja shfrytëzon të drejtën e vetos

    Osmani ia kthen mbrapa dy ligje Kuvendit, Presidenca publikon vendimet e plota

    Reporteri
    19 Nëntor 2024 | 14:25

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që ta kthejë në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe dhe Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit. Këtë e ka konfirmuar vetë Presidenca e Kosovës përmes një njoftimi për media.

    Në njoftim bëhet e ditur se bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, Presidentja Osmani ka përdorur të drejtën e vetos, duke kthyer dy ligje për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

    Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

    Ndërkaq Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë. Për më tepër, bashkëngjitur gjeni dokumentet me arsyetimet përkatëse./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!