×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani kërkon reagim nga BE-ja dhe NATO pas kërcënimit të Vuçiqit për luftë

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 15:29

    Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar se do të ketë konflikt si në Nagorno Karabakh, nëse dialogu me Kosovën dështon.


    Pas kësaj ka reaguar u.d e presidentes Vjosa Osmani duke kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO t’i kundërpërgjigjen deklaratës së Vuçiqit.

    “Pres nga Bashkimi Evropian dhe NATO t’i kundërpërgjigjen kërcënimit të Vuçiqit për luftë të përgjakshme”, ka shkruar në Twitter Osmani.

    Kujtojmë se Vuçiq ka thënë sot para gazetarëve se Beogradi duhet të punojë për arritjen e zgjidhjes përmes kompromisit me Kosovën.

    Siç ka porositur ai, Serbia edhe më tej duhet të forcohet ekonomikisht dhe ushtarakisht që të mund të ruajë vendin e saj në çdo moment nga agresorët potencialë.

    “Por, porosia më e rëndësishme është porosia e paqes, dialogut dhe dëshirës që të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën dhe ta kuptojmë që zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut. Është më mirë që ta arrijmë më herët sesa vonë. Në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”, ka theksuar Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!