×
  • Lajme
  • Lajme / Procesi Bërdo-Brione

    Osmani: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe integrim në institucionet euroatlantike

    Reporteri
    08 Tetor 2024 | 15:20

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Tivat ku dhe po mbahet Procesi i Bërdo-Brione, ka falënderuar homologët, atë të Kroacisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi për takimin e liderët rajonal, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se bashkë patën mundësinë të diskutojnë vizionin për të ardhmen e rajonit.

    “Falënderoj Presidentët Milatović, Pirc-Musar dhe Milanović për mirëseardhjen e tyre në takimin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, ku patëm mundësinë ta diskutojmë vizionin tonë për të ardhmen e rajonit”, ka shkruar Osmani në Facebook.

    Ajo tha se Kosova vazhdon përkushtimin për bashkëpunim rajonal dhe qëllimin e integrimit në institucionet euroatlantike.

    “Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike”, ka shkruar presidentja Osmani.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!