Tre krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e kryekuvendari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në varrezat e Jasharajve në Prekaz.
Pas homazheve mediat pritën që tre krerët e shtetit të deklarohen por ata vazhduan rrugën dhe nuk e thanë ansjë fjalë, shkruan Reporteri.net.
Kjo shkaktoi jo pak habi te gazetarët të cilët u përgatitën se çfarë do të thoshin tre krerët më të lartë të shtetit.
Për dallim prej tyre, pasi bën homazhe para mediave folën kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Memli Krasniqi tha se sakrifica titanike e familjes Jashari i dha drejtim luftës së UÇK-së, shkruan Reporteri.net.
Memli Krasniqi bën homazhe në Prekaz: Me 5,6 dhe 7 Mars shënojmë ditët kur ka lindur liria e Kosovës
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.