×
  • Lajme
  • Lajme / Këshilli i Evropës

    Osmani, Kurti e Konjufca në takim me ambasadorët e QUINT-it për të diskutuar rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 18:29
    Fotografi e publikuar nga Presidenca e Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjuca, janë takuar me ambasadorët e shteteve të QUINT-it për të folur rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Reporteri.net.

    “Takimi i Presidentes Osmani, Kryetarit Konjufca dhe Kryeministrit Kurti bashkë me ambasadorët e shteteve të Quint-it lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka njoftuar Presidenca.

    Më 27 mars 2024, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin për Kosovën, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtar i plotë i Këshillit të Evropës. Hapi i radhës do të jetë më 16 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

    Më pas, gjatë muajit maj, trajtohet nga Komiteti i Ministrave, dhe Kosova pret që raporti të miratohet me 2/3 e ministrave të Punëve të Jashtme.

    Gazeta Online Reporteri.net, dje ka zhvilluar një bisedë me zëvendësministrin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti, i cili ka folur për pritjet e Kosovës në anëtarësimin në KiE.

    Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë.

    A mund të pengohet Kosova në rrugën drejt Këshillit të Evropës? Flet numri dy i diplomacisë, Ahmeti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!