×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani lëshon një akuzë të rëndë: Po flitet se në marrëveshje me Serbinë, të ketë amnisti për vrasjet e pasluftës

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 20:55

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës ka dhënë një deklaratë tejet akuzuese për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, por që besa edhe për palët që po ndërmjetësojnë në dialogun Kosovë – Serbi.


    Ajo, ani pse nuk dha detaje, tha se po flitet nëpër diplomatë se po diskutohet që në marrëveshje të ketë një amnisti për vrasjet e pas luftës.

    “Në qarqe diplomatike po flitet se marrëveshja përfshinë një amnisti për krimet e pasluftës. Unë shpresoj se nuk do të ketë një pikë të tillë”, ka thënë ajo në emisionin Desku të KTV-së.
    Një deklaratë e tillë nënkupton se edhe SHBA-të dhe BE-ja kanë pranuar ta negociojnë drejtësinë, për çka duket tejet absurde për ta besuar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!