×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Marrëveshja shtron rrugën drejt njohjes reciproke, po punojmë për konensus

    Reporteri
    17 Mars 2023 | 11:06

    Presidentja  e vendit, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se pret rezultat pozitiv nga takimi i Ohrit në mes të kryeministrit Kurti, e presidentit serb, Vuçiq.

    Osmani ka shtuar çdo përpjekje e Serbisë për të penguar këtë rezultat të marrëveshjes përmes kushtëzimeve mund të dëmtojë procesin e dialogut.

    “Në besojmë që një marrëveshje e drejtë, e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ku trajtohemi si dy shtete të barabarta është e vetmja mënyrë për të siguruar paqe afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet në rajon. Kosova shkon drejt Ohrit me këtë mendësi si dhe me shpresë për një rezultat pozitiv. Çdo tendencë nga Serbia për ta penguar këtë rezultat përmes kushtëzimeve mund ta dëmtojë pastaj tërësisht procesin e dialogut”, ka theksuar Osmani.

    Ajo ka thënë se marrëveshja do të sjellë rezultate konkrete për Kosovën dhe rrjedhimisht do të sigurojë integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, do të sigurojë integrimin gjithëpërfshirës të komunitetit serbe në institucionet e Republikës, kjo do të rezultojë pastaj më shpërbërjen efektive dhe të menjëhershme të strukturave ilegale të Serbisë.

    Osmani po ashtu ka shtuar se marrëveshja përfshin parime të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilat do ta shtrojnë rrugën drejt njohjes reciproke.

    “Pritshmëria ime si presidente është se marrëveshja do të sjellë rezultate konkrete të prekshme, për Kosovën, rrjedhimisht do të sigurojë integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, do të sigurojë integrimin gjithëpërfshirës të komunitetit serbe në institucionet e Republikës, kjo do të rezultojë pastaj më shpërbërjen efektive dhe të menjëhershme të strukturave ilegale të Serbisë, po ashtu kjo marrëveshje përfshin parime të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilat do ta shtrojnë rrugën drejt njohjes reciproke”, është shprehur Osmani.

    Ajo ka thënë se do të punohet për arritjen e konsensusit në vend për t’u siguruar që marrëveshja pasi të nënshkruhet bashke me planin e zbatimit të votohet në Kuvendin e Kosovës dhe zbatimi i saj të bëhet në mënyrë efektive.

    “Është thelbësore që çdo marrëveshje e arritur në dialog të jetë e zbatueshme dhe e implementueshme dhe të mbështetet nga populli dhe përfaqësuesit e tij të zgjedhur në mënyrë demokratike.

    Do të vazhdojmë të punojmë për konensus në vend dhe për të siguruar që marrëveshje pasi të nënshkruhet me planin e zbatimit të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe zbatimi i saj të bëhet në mënyrë efektive”, ka thënë Osmani.

    Ndërkaq, i dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se është optimist për një rezultat pozitiv nga takimi i nesërm në Ohër. Emisari amerikan ka përsëritur se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të siguruar paqe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës e Serbisë, por edhe tërë rajonit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “I mirëpres takimet shumë produktive në Ohër bashkë me Kurtin dhe Vuçiq. Ne kemi për qëllim që të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësitë për Kosovën dhe Serbinë e pjesën tjetër të rajonit që të bëhen anëtarë të plotë të komunitetit euroatlantik dhe ne mendojmë se ky propozim evropian i lehtësuar nga BE-ja mundëson një shansë të jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme ndërmjet dyja vendeve. Si mbështetësi më i madh i Kosovës në botë, ne kemi për qëllim që kjo të funksionojë, por jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin që të zhbllokohet disa prej burimeve më të mira që Ballkani ia ofron vetes dhe të tjerëve. Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër, jam optimist, shumë optimist për mundësitë për një zgjidhje paqësore dhe shpresoj se pas së shtunës do të kemi lajme të mira”, është shprehur Escobar./Reporteri.net/

    Escobar: ShBA e mbështet Kosovën, pres rezultat pozitiv nga takimi në Ohër

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!