Presidentja Vjosa Osmani, bashkë me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën kanë zhvilluar takime të ndara me delegacionin e Senatit amerikan dhe delegacionin e Bundestagut gjerman.
Fotografitë nga këto takime janë publikuar në faqen e presidentes Osmani në Facebook.
Shefja e shtetit ka shkruar se është diskutuar për tendencat për destabilizimin e rajonit, reformat dhe fuqizimin e partneritetit.
“Në takime të ndara me delegacionin e Senatit amerikan dhe delegacionin e Bundestag-ut gjerman, i falenderuam per partneritetin e palëkundur dhe përkrahjen e madhe ndaj Kosovës. Diskutuam për tendencat e destabilizimit të rajonit tonë, për reformat e rëndësishme që po ndërmerren dhe për rëndësinë e fuqizimit të mëtejmë të partneritetit ndërmjet vendeve tona”, shkroi Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.