×
  • Lajme
  • Lajme / Samiti i EPC-së

    Osmani me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës: Dy vende me të kaluar të dhimbshme, por me përkushtim të pashoq drejt BE-së e NATO-s

    Reporteri
    20 Korrik 2024 | 16:25

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit.

    Osmani tha  se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, dy shtete të Ballkanit Perëndimor, të cilat ndajnë një të kaluar të dhimbshme, por një përkushtim të pashoq për të punuar bashkë për drejtësi për të kaluarën dhe një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

    “Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, dy shtete të Ballkanit Perëndimor, të cilat ndajnë një të kaluar të dhimbshme, por një përkushtim të pashoq për të punuar bashkë për drejtësi për të kaluarën dhe një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
    Në takimin me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Bećirović, potencuam se thellimi i bashkëpunimit midis vendeve tona i shërben paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe zhvillimit të rajoint tonë në përgjithësi”, ka shkruar ajo.

    Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC) ka pasur takime të shumta.

    Osmani është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Presidentin e Francës, Mbretin Charles III, Kryeministrin e ri të Britanisë, Kryeshefen në ardhje të Bashkimit Evropian, Kryeministrin e Greqisë e liderë të tjerë. /Reporteri.net/

    As një javë prej kthimit nga Washingtoni, Osmani zatetet me liderët evropian në Blenheim

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!