×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Me Serbinë nuk do të bisedojmë asnjëherë për integritetin territorial dhe statusin e Kosovës

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 13:54

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ritheksuar edhe një herë se në dialog me Serbinë nuk do të bisedojnë për integritetin territorial të Kosovës, dhe për pavarësinë e cila është shpallur më 17 shkurt 2008.


    Osmani kështu theksoi gjatë një diskutimi në Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP), në një bashkëbisedim për të ardhmen e Kosovës me ambasadorin Wolfgang Ischinger, ndërsa u shpreh se Serbia ka refuzuar çdo propozim dhe është e fokusuar që ta paraqesë Kosovën keq ndërkombëtarisht.

    “Serbia ka refuzuar çdo propozim dhe është fokusuar në fyerje të tmerrshme gjatë procesit të negociatave… Serbia ende po përpiqet ta bëjë Kosovën të duket keq”, tha ajo.

    Presidentja shtoi tutje se në dialog asnjëherë nuk do të bisedojnë me Serbinë për disa tema.

    “Ne kurrë nuk do të pranojmë të negociojmë integritetin territorial, ne nuk do të ndryshojmë strukturën tonë për të krijuar shtresa të tyre qeverisëse që ngjajnë dhe mund të na çojnë në ‘Republika Srpska’ ose në një republikë tjetër, dhe natyrisht ne nuk do të negociojmë statusin e Kosovës i cili është zgjidhur një herë e përgjithmonë me Deklaratën e pavarësisë më 17 shkurt 2008″, deklaroi presidentja Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!